Kryesia e sindikatës së Administratës Tatimore, pas analizimit dhe shqyrtimit të Ligjit për Paga në Sektorin Publik, ka vendosur për dërgimin e këtij ligji në Gjykatën kushtetuese, përmes Institucionit të Avokatit të Popullit.
Sindikata e ATK-së me miratimin e këtij ligji ka vërejtur së cenohet rendë siguria juridike e nëpunësve të sektorit publik duke përfshirë edhe punëtorët e Atk-së ngase ligji nuk përmban norma të qarta ligjore për rregullimin e pagave të tyre dhe kështu zyrtarët tatimorë mbesin pa zgjidhje të favorshme ligjore.