Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se dje e ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, te presidenti francez Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.
“Ky draft është punuar nga niveli më i lartë amerikan dhe evropian, gjë që është bërë në rast se do të vinte kjo ditë”, tha Rama të enjten në një konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me tensionet në veri, raporton RTKlive.
Rama beson se krijimi i Asociacionit është çelësi për të hapur derën e afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe njohjes së saj, uljes së saj në OKB, në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe njohjes së ndërsjellët. Shefi i ekzekutivit shqiptar tha se e din se asnjëra nga palët nuk e di Asociacionin. Rama tha se ky draft bazohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.