Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se së shpejti do të udhëtojë drejt Prishtinës për të treguar personalisht mbështetjen e tij ndaj Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama ka përsëritur mbështetjen e Shqipërisë ndaj Kosovës në zbatimin e Marrëveshjes Themelore, ndërsa garantoi se do të vijojë të luajë rol në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.
Rama është shpreh krenar për kontributin konkret të Shqipërisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
“Megjithatë, draft-statuti i ASMM-së i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është draft i BE-së. Shqipëria do të mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve të fqinjësisë sonë. Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”, ka shkruar Rama.
- Advertisement -
![](https://kospress.net/wp-content/uploads/2023/11/396598444_858014579362329_15135154938323599_n-1001x1024.jpg)