Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Kombëtares së Kosovës i duhet fati për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian.
Tutje, ai një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën, është shprehur se nëse kualifikohet Kosova e jo Shqipëria, prapë është një gjë e mirë.
“Kjo është gjëja më normale në botë dhe shyqyr që është kjo mundësi, sepse ju keni parë që ka kombëtare shumë të mëdha sesa e jona, dhe i marrin nga Brazili e nga Afrika. Ata që vijnë nga Kosova nuk janë shqiptarë të neutralizuar, janë shqiptarë”, thotë Rama, njofton Klankosova.tv.
‘Po të mendosh pak më gjatë, neve nuk na del një shtet, na duhen dy shtete, kështu që i kemi dy kombëtare më mirë për ne, sepse ka vend më shumë për lojtarët për të luajtur, sepse nuk ka nevojë të bëhen drama të tilla, pse erdhi një nga Kosova për të luajtur në Shqipëri apo pse erdhi një nga Shqipëria për të luajtur me Kosovës”.
- Advertisement -
“Është pak çështje fati futbolli në fund fare, se për shembull Ancelotti fiton kupa pas kupash, por nëse pyet trajnerë të rangut të tij, ose vet atë, ai do të thotë, ‘fati’. Kështu që me pak fat mund të jemi të dy palët, por edhe mund të jetë Kosova, e të mos jemi ne”.
“Është hera e dytë që ne jemi në Evropian, e ka nga ana tjetër që ka me vjet e nuk kanë fituar asnjë gjë, e neve na duket ku e di se çfarë që po na mund Italia, ku mund të merrnim dje edhe një pikë me pak fat. Se Donnarumma thonë se është mbipeshë, dhe ajo mbipesha e kapi topin”, u shpreh Rama.