Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova bëri gjënë e duhur në takimin e djeshëm të Brukselit. Sipas tij. me këtë veprim Kosova ndodhet në pozicion më të mirë, teksa shtoi se është koha që Serbia të bëjë të njëjtën gjë.
“Urtësia e popullit shqiptarë, dhe jo vetëm e tij në fakt, mëson se “më mirë vonë se sa kurrë”. Nuk mund ta fsheh kënaqësinë time që udhëheqja e Kosovës më në fund bëri gjënë e duhur në takimin e djeshëm të Brukselit! Duke pranuar me mençuri propozimin e BE-së më 21 tetor Kosova sot ndodhet në një pozitë shumë më të mirë”, ka shkruar Rama në platformën X.
Sipas tij, ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara.
“Është koha kritike që Serbia të bëjë të njëjtën gjë. Çdo gjë e pranuar dhe dakordësuar deri tani duhet të zbatohet pa vonese. U bëj thirrje partnerëve tanë perëndimorë që të mbajnë këtë momentum dhe të shtyjnë palët drejt zgjidhjes përfundimtare. Mjaft më duke parë gishtin teksa gishti tregon hënën”, ka shkruar ai.
- Advertisement -
Rama ka potencuar se duhet të shmangen muhabetet e vjetra dhe të rrezikshme.
![](https://kospress.net/wp-content/uploads/2023/10/hhhhh.jpg)
“Mjaft më me të njëjtat muhabete të vjetra dhe të rrezikshme. Mjaft më me shmangien e paqes dhe ushqimin e fantazma të së kaluarës për hir të vogëlsisë së politikës së brendshme. Shikoni jo shumë larg nga këtu se çfarë u ndodh atyre që i shmangen paqes dhe angazhohen në lojëra “o të gjitha o asgjë”. Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në këtë lagje të Europës. Bëni paqe paj Zotin dhe shikoni përpara!”, shkroi kryeministri i Shqipërisë Rama në platformën X.