Afrim Hoti, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, deklaroi se është lajm shumë i mirë, vizita e kryeministrit Albin Kurti në Vatikan.
Përvec kësaj, ai u shpreh se gjithashtu lajm i mirë është edhe paralajmërimi i tij se nga atje, do të udhëtojë drejt Brukselit.
“Duhet pasur parasysh peshën dhe përmasat që ka Vatikani për politikën ndërkombëtare”, tha profesor Hoti në emisionin “Info Plus” në RTK.
“Kurse tjetra, pavarësisht se cila do të jetë përgjigja e Vuçiqit, unë them se do të doja shumë që kryeministri i vendit tim të ishte atje”, u shpreh profesor Hoti.
- Advertisement -
Sipas tij, pavarësisht se çfarë do të ishte përgjigja e Vuçiqit për takimin në Bruksel, megjithatë, do të ishte lajm i mirë nëse ai do të refuzonte këtë takim.
Hoti tha se kryeministri Kurti duhet të ndjekë agjendën e vete jo të shikojë veprimet e shtetit fqinj.
Profesori u shpreh se ideja se kryeministri që Kurti është kryeneç, është pjesë e propagandës së Serbisë e cila këtë e ka bërë në mënyrë të vazhdueshme.
“Nëse keni përcjellë reagimet e qendrave ndërkombëtare pas arrestimit tre policeve të Kosovës nga Serbia, dikush më zë më të lartë e dikush me zë më të ulët, kanë dënuar kidnapimin e tyre dhe kanë kërkuar kthimin e tyre në Kosovë”.