Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pikë e vetme e rendit të ditës është situata në veri të Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti tha se janë serbët ata që kanë braktisur institucionet, përfshirë edhe postet e deputetëve, vetëm se vijnë çdo gjashtë muaj të nënshkruhen sa për të marrë pagën.
Ai tha se ndërtesat e komunave nuk janë marrë me forcë sepse ato janë pronë e shtetit dhe policia nuk merr ndërtesat e veta.
Kryeministri u shpreh se ndërtesat e komunave kanë qenë të zbrazëta. Kryeministri tha se prezenca e policisë ka qenë e justifikuar sepse aty është dashur të hyjë kryetari i komunës.
- Advertisement -
Kurti tha se të hënën, një pjesë e mirë e bandave kriminale, u kthyen nga tubimi në Serbi, u kthyen për ta eskaluar situatën.
“Ka video e foto që dëshmojnë për krijimin e dhunës dhe autor është Beogradi zyrtar”, tha kryeministri Kurti.
Ai tha se pas deklaratave mbështetëse dhe mbajtjen e zgjedhjeve, duhej të mbështeteshin kryetarët e rinj. “Kjo është deklarata e munguar dhe e shoqëruar me shqetësime të tepruara, nuk i ka ndihmuar situatës”.
Kurti tha se Kosova ka vepruar në përputhje me Kushtetutën. “Nuk ka pasur asnjë befasi dhe duhet ta përsëris se pasuria e Republikës është e qytetarëve”, u shpreh kryeministri.
“Nuk mund t’i mbyll sytë kur grupe kriminale e fashiste minojnë rendin e republikës”, u shpreh kreu i Qeverisë së Kosovës, duke rikujtuar se fatkeqësisht shumë qytetarë janë të detyruar të dalin në protesta.
- Advertisement -
“Kategoria e parë janë personat e së ashtuquajtur Mbrojtja Civile që e admirojnë Millosheviqin e Putinin, kategoria e dytë janë punëtorët e administratës publike që po nuk dolën, humbin pagat, kurse treta janë punëtorët e radojçiqave e veselinoviçave që i kushtëzojnë me vendet e punës”.
Kurti tha se këto janë protesta që vijnë nga lart, pra jo vullnet i popullit, por presion i Vuçiqit. “Më vjen keq për qytetarët serbë sepse ata janë qytetarët më të pa lirë, për shkak të Beogradit”.
“Ata duhet të çlirohen nga milicia fashiste”.
- Advertisement -
Ai tha se Kosova sot nuk është demokratike në veri sepse Beogradi nuk dëshiron të ketë parti të tjera.