Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se është shumë e qartë se asnjë plan dhe sulm nuk mund të kryhet pa urdhrin e krerëve të Serbisë.
“Ata shkaktojnë këto sulme, të cilët janë të përgatitura prej tyre, e të cilave ua caktojnë kohën dhe urdhrin marrjen e masave të sigurisë, sipas interesave e planeve të tyre, mbase edhe të Rusisë. Planet për sulme synojnë destabilizimin e situatës”, tha kryeministri.
Shefi i ekzekutivit kosovar, tha se institucionet e vendit po angazhohen për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët pa dallime. Ai tha se Serbia në vend që të dorëzojë terroristët, ajo po i shfrytëzon ata për qëllime politike dhe kërcënime të tjera kundër Kosovës. “Të gjitha këto plane janë të destinuara do të dështojnë, terrorizmi është sfidë për ne, por nuk ka kurrfarë gjasa që ai të triumfoj në një shtet demokratik siç është Republika e Kosovës”, tha ai.
Kosova është e gatshme për t’i zmbrapsur suksesshëm kushdo që mendon të sulmojë Kosovën
- Advertisement -
Kryeministri Kurti ka falënderuar AKI-në duke thënë se është duke treguar një sukses të jashtëzakonshëm dhe ka potencuar se kur AKI-së i shtohet edhe bashkëpunimi me aleatët, atëherë Kosova është e gatshme për t’i zmbrapsur suksesshëm kushdo që mendon të sulmojë Kosovën.
Kurti tha se kufiri me Serbinë është më i gjati 381 kilometra. “Është edhe terren kodrinoro-malor. Ajo që po bëjmë ne e që duket se i ka zmbrapsur planet për sulm, është patrullimi i përbashkët me KFOR-in. Në anën tjetër kemi një inteligjencë shumë të suksesshme të Kosovës. Është e paparë puna e AKI-së në kuptimin e dyfishtë të fjalës. Këso rezultatesh janë të papara në historikun e AKI-së, për çka i falënderoj shumë AKI dhe drejtorin. Kur kësaj i shtohet edhe koordinimi me aleatët, ne jemi të përgatitur që t’i zmbrapsim suksesshëm çfarëdo sulmi që mund ta mendoj çdo kush”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, barrikadat vitin e kaluar dolën të ishin të kota. “Edhe këto sulme dëme të përkohshme por kot. Lënduan ushtarët e KFOR-it, vranë Afrim Bunjakun, u vranë 3 serbë të grupit të Radoiçiqit, dy prej tyre kanë qenë fëmijë në kohë të luftës në Kosovë 98-99, sepse për mua është e qartë që dikush në Beograd dëshiron që konflikti të iu mbetet gjeneratave të ardhshme”, tha ai.
Duke shtuar se është politikan që dëshiron të mos ketë luftë dhe më brezat e ri të mos e marrin vesh kurrë çka është lufta.
“Le të kryhet kjo punë me Xhelalin edhe me mu. Le të kryhet me brezin tonë. Le të kryhet edhe me brezin e Vuçiqit. Por mos të bartet lufta, gjakderdhja tek brezi i ri. Tash me këta terroristë që u vranë, ka një cytje e orkestrim që konflikti të bartet tek brezi i ardhshëm. Kjo është brengosëse për mua në aspektin socio-historik. Sepse nëse vdesin brezat e rinj pa e ditur çfarë ka ndodhur më 1999, është përgatitje për brezat e ardhshëm që të përjetojnë tragjeditë që i kemi pasur edhe ne. Duhet të ndërpritet kjo. Duhet të përgatitemi për integrime dhe të orientohemi kah normalizimi i raporteve. Ky është synimi ynë, por s’është kollaj sepse po përballemi me një Serbi agresive dhe armiqësore”, ka thënë kryeministri Kurti.
- Advertisement -
Kurti: Nëse ka sulme, ne vetmbrohemi
(E plotësuar) Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se nëse ka sulme ndaj vendit, institucionet e Kosovës do të mbrohen nga sulmet terroriste.
“Kurrsesi nuk jemi të frikësuar, gjithsesi ngadhënjimtar. Nuk dua që të vdesin edhe të tjerët, unë dua që të mos ketë sulme, ne vet mbrohemi. Ama nuk ka nevojë të ketë sulme. Pse të destabilizohet Kosova, njerëzit po jetojnë, po punojnë, ka rritje ekonomike, ka treg, ku punojnë shqiptarët edhe serbët. Andaj edhe ne po ngrisim alarmin që të bëhen publike dhe të vendosen masat ndëshkuese”, tha ai.
- Advertisement -
Kurti ka thënë se në nëntor të këtij viti ka qenë i planifikuar sulmi tjetër në Zubin Potok për të marrë vilën e Milan Radoiçiqit.
“Qendra për ekologji që gjendet në brigjet e Ujmanit dhe “Raska banja” që gjendet në afërsi të manastirit të Banjskës janë dy pika që janë përdorur nga Radoiçiq e janë ndërtuar me fonde të Serbisë. Njëra ishte vizituar nga Vucic, tjetra prej Bërnabiq. Njëkohësisht një grup prej 80 personash kanë vazhduar ushtrimet në poligonin e Rashkës. Aty ushtria serbe kryen ushtrime të shumta, përfshirë edhe gjuajtjet me tanke. Trajnimet bëhen nga ushtarakë të vjetër serb, të cilët kanë njohuri për Kosovën. Ushtrime po i kryejnë për vendosjen minave antik tank në kushte dimërore dhe për snajperist. Në nëntor 2023 ka pasur planifikim që të kryhet sulm ndaj Komunës së Zubin Potokut për ta marrë villën e Radoiçiqit, por u pezulluan shkaku i zgjedhjeve në Serbi. Plani ndryshoi pas intensifikimit të patrullimit nga Policia dhe KFOR-i rreth kufirit me Serbinë dhe masave të tjera”, ka deklaruar Kurti.
Kurti: Radoiçiq vazhdon përgatitjet për sulme tjera në vendin tonë|VIDEO
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në një konferencë për media ka thënë se krimineli Raidoçic po vazhdon përgatitjet për sulme tjera ndaj vendit tonë.
“Pas sulmit terrorist e kriminal, Millan Radoiçiq u liruar nga Gjykata Serbe në kohë rekorde. Ai thash po po vazhdon përgatitjet për sulme tjera në vendin tonë, bashkë me disa pjesëtarë të Organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”, tha Kurti, raporton RTKlive. Ai tha se terroristi Millan Radoiçiq është duke mbajtur takime sekrete me zyrtarë të lartë të Shërbimit Sekret Serbe (BIA), në Rashkë.
“Urdhri për sulmin e 24 shtatorit i planifikuar dhe organizuar nga shteti serb, ishte kumtuar në mjediset e kompanisë “Novi Pazar Put”. Automjetet arsenali ishin të përqëndruara në këtë lokacion. Kjo kompani që është e sanksionuar nga SHBA është e vëllezërve Veselinoviq dhe Radoicicit dhe drejtor është “Gërba” që ka marrë pjesë në luftërat e Kosovës, Bosnjës e Kroacisë, gjithashtu ka qenë drejtori i burgut të Nishit. Një muaj para sulmit në Banjskë, këtë kompani e kishte vizituar Vuçiq, për ta përuruar ndërtimin e rrugës Rashkë-Novi Pazar. E kishte lavdëruar punën e drejtorit dhe i është referuar si njeriu më i shpejt. E përgëzoi edhe për përurimin e rrugës, tre muaj para kohe me nxitim. Aty Vucic tha se e ka të vështirë të gjej zgjidhje me njerëzit nga Kosova, duke mu referuar mua. Ai aty akuzonte për sulm, sepse po përgatiste sulm. Gjë që ndodhi më 24 shtator. Pas sulmit, Radoiçiq u lirua nga nga Gjykata serbe në kohë rekorde. Ai tani po organizon sulme të tjera me pjesëtarë të Mbrojtjes Civile. Ai po mban takime me BIA-n, në ambientet e firmës Jablanovica në Rashkë po përdoren për strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve eksplozive për sulmet e ardhshme nga Radoiçiq dhe grupi i tij. Në këtë ndërtesë strehohen pjesëtarë të mbrojtjes civile që kryejnë vëzhgime, e që instruktor e kanë Uglejsha Jarenicin. Ata po strehohen dhe përveç akomodimit, ata paguhen rreth 2 mijë euro në muaj”, ka thënë kryeministri Kurti.
Kurti e kritikon KPK-në për Banjskën
Kryeministri Albin Kurti ka adresuar kritika ndaj Këshillit Prokurorial pasi tha se pas muajsh nga sulmi në Basnjkë, nuk ka informacione e aktakuza.
“Këshilli Prokurorial, kryeprokuroria e shtetit, tre muaj pas sulmit terrorist në Banjskë ende nuk ngritën aktakuza dhe nuk njoftuan publikun për sulmin më të madh të orkestruar ndaj republikës sonë jo vetëm në vitin 2023 jo vetëm ndaj PK-së, po integriteti territorial. Ky pasivitet dhe mosinformim është i padrejtë dhe i pakuptueshëm”, ka thënë Kurti.
Sveçla: Qëllimi i Serbisë dhe sulmi i grupit terrorist ishte që të aneksohet veriu i vendit
Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla gjatë konferencës për media tha se çdo herë e më shumë gjatë zhvillimit të hetimeve po përforcohen konstatimet e sulmit në Banjskë, duke shtuar se qëllimi i Serbisë dhe sulmi i grupit terrorist ishte që të aneksohet veriu i vendit.
“Po ashtu grupi terrorist është mbështetur, përkrahur urdhëruar dhe ka lidhje direkte me strukturat shtetërore të Serbisë. Grupi terrorist është ushtruar dhe përgatitur për sulm në poligonet e rregullta dhe të kontrolluara të ushtrisë së Serbisë dhe është furnizuar me armatim ushtarak nga depot e saj”, tha Sveçla.
Sveçla prezantoi kronologjinë e ngjarjes së 24 shtatorit të këtij viti.