Vendi ndodhet 1 km larg nga kufiri, pra rrëmbimi i 3 policëve ka ndodhur 1 km larg nga kufiri, që i bie të jetë pjesa veri-perëndimore. Këtu kemi dhe fotot e rrugës së prerë në të cilën shihet se nuk kanë mundur të kalojnë tutje, siç pretendon Serbia, nuk bëhet fjalë për arrestim në Serbi por rrëmbim në Kosovë. Kjo rruga e prerë është bërë për të ndaluar kontrabandën.
Tregon rrugën e prerë dhe kjo foto, në vendin e ngjarjes ishte KFOR dhe policia e Kosovës, janë gjetur këpucët në drejtim të serbisë dhe prangat lidhëse plastike. Si është e mundur se pretendojnë se janë arrestuar, kur lidhëset e tyre janë në vendin që është në brendi të Kosovës.