Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ishte në dijeni për vendimin që do të merrte Banka Qendrore e Kosovës. Më tej Kurti ka deklaruar presioni ndaj tij filloi pasi Vuçiq propagandoi se ky vendim do të sjellë “katastrofë” për serbët e Kosovë.
“Më 28 dhjetor të vitit të kaluar, Banka Qendrore mori këtë vendim, për rregulloren e re dhe bënë mirë. Nuk kisha ide për këtë vendim apo për drafitmin e kësaj rregullore. Gjithçka ishte duke shkuar mirë dhe pa probleme dhe në mes të janarit, pikërisht pasi përgatitjet po shkonin mirë, presidenti serb Vuçiq alarmoi rajonin dhe Evropën se “katastrofa” do të ndodhë prej 1 shkurtit kur dinari do të përjashtohet. Dhe atëherë presioni ndaj meje filloi, kur Vuçiqi foli. Ne nuk po përjashtojmë dinarin, mund të keni dinarë në Kosovë por mjet për pagesa është euro, sipas Kushtetutës mund të ketë vetëm një valutë.”, ka deklaruar Kurti në një inrevistë për “Monocle”, e realizuar për gjatë qëndrimit të tij në Mynih për Konferencën e Sigurisë.