Kryeministri Albin Kurti, ka organizuar pritje për bashkatdhetarët në Ballkonin e Hapur të Qeverisë. Ai gjatë fjalimit të tij ka uruar 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, duke shprehur mirënjohje për ata që u sakrifikuan për liri.
“Vullnetin, patriotizmin, gatishmërinë, mërgata jonë e ka pasur përherë dhe për këtë i kemi dëshmitarë juve, familjet, farefisin, ata që janë atje dhe vijnë porsi ju këtu. Disa herë në vit jo vetëm sivjet dhe kjo nuk do diskutim. Çka mërgatës i ka munguar është shteti në krahë të saj edhe infrastruktura institucionale që vullnetin e pashtershëm, patriotizmin shembull dhe gatishmërinë e përhershme, ta kthej në zhvillim të vendit për më shumë të drejta, për më shumë mirëqenie. E Qeveria jonë këtë e di shumë mirë. Për këtë angazhohemi çdo ditë”, ka thënë ai para të pranishmëve.
Ai veçoi disa nga nismat kryesore gjatë kësaj qeverisje për lehtësimin e ofrimit të shërbimeve ndaj mërgatës me tarifat e reja për shërbime konsullore, përfshirjen e tyre në jetën institucionale në vend, përmes Programit për Diplomaci Qytetare mundësitë për investime përmes Dritares për Investime të Diasporës, regjistrimin e mërgatës që po bëhet për herë të parë online përmes patformës Ediaspora dhe programet dhe platformat mirëseardhëse si ajo “Shijo Kosovën” e cila përmes aktiviteteve të ndryshme gjatë verës me qëllim forcimin e lidhjes së mërgatës me vendin.
Kjo pritje u organizua në kuadër të platformës ‘Shijo Kosovën’, në shënim të Ditës së Diasporës.