Zbatimi i marrëveshjeve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë forcojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe i sjellë qytetarët më pranë njëri-tjetrit. Kështu deklaroi kryeministri Kurti në takim me ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Kryeministri tha se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, kanë sjellë nënshkrimin e gjithsejtë 184 marrëveshjeve, protokolleve e memorandumeve. “Ato kanë ndikim të drejtpërdrejtë e pozitiv në jetën e tyre, të bizneseve e më gjerë”, deklaroi Kurti duke e përgëzuar ambasadorin Malaj për detyrën e re.
Kurti vlerësoi marrëdhëniet vëllazërore mes dy shteteve, duke theksuar rëndësinë e thellimit dhe avancimit të bashkëpunimit.
“Biseduan për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku bashkëpunimi midis shteteve duhet të jetë i bazuar në demokraci e siguri, në orientimin dhe vlerat e NATO-s dhe BE-së”, ka thënë Kurti, njofton Kryem,ministra kosovare.
- Advertisement -
Ndërkaq, ambasadori Malaj ka shprehur përkushtimin e tij për të çuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve. Ai theksoi që ndihet i nderuar dhe i lumtur që do të shërbejë në Kosovë.