Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për media, ka folur për takimin që ka pasur sot me përfaqësues të shteteve të QUINT-it dhe propozimin pesëpikësh të Qeverisë së Kosovës për shtensionimin e situatës në veri të vendit.
“Ditën fillova me një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e misionin të BE-së, me të cilët folëm për zhvillimin e e fundit në veri dhe të cilët i njoftova për propozimin e qeverisë së Kosovës për deeskalimin e situatës në katër komunat në veri të vendit, propozim të cilin e kam ndarë edhe me Borellin, me të cilin dje në orën 12 kam pasur një telefonat nga ai në lidhje me situatën në veri”, tha Kurti, raporton RTKlive
Kurti bëri me dije se dje ka qenë edhe në kontakt me Lajçakun dhe me ambasadorin amerikan në Kosovë. Sipas tij, qeveria është e interesuar për të de përshkallëzuar situatën në veri dhe për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ai bëri me dije se janë disa hapa që duhet të merren për të stabilizuar situatën në veri të Republikës së Kosovës.
- Advertisement -
Plani pesëpikësh, Kurti ka thënë se duhet të nisë me sundim të ligjit në veri.
“Duhet menjëherë të përfshihen e identifikohen dhe ndiqen penalisht grupet kriminale”, ka thënë ai për pikën e parë. Kurse pika e dytë e ka propozuar tërheqjen e menjëhershme të grupeve të dhunshme dhe të ndalen hapat kriminalë. Sipas propozimit të Qeverisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe KFOR-i apo EULEX-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë. Kurti ka thënë se do të shpallen zgjedhjet e parakohshme.
Propozimi pesëpikësh i Kurtit:
1. Sundimi i ligjit në katër komunat veriore dhe identifikimi dhe ndjekja e atyre që kanë sulmuar policinë, KFOR-in dhe gazetarët;
2. Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës;
- Advertisement -
3. Policia e Kosovës, KFOR dhe EULEX të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë;
4. Qeveria e Kosovës do të koordinohet me të gjithë akterët dhe do të shpallë zgjedhje të parakohshme në katër komunat veriore, që do të mbahen në atmosferë të lirë dhe demokratike dhe
5. Kosova dhe Serbia kthehen menjëherë në dialog në të cilin BE-ja siguron zbatimin e marrëveshjes së arritur si dhe në javën që vjen të organizohet takim i nivelit të lartë.
- Advertisement -
Shefi i ekzekutivit ka thënë se kjo ofertë është në bazë të obligimit që ka si kryeministër dhe pret përgjigje nag Brukseli për këtë çështje. Kurti tha se ka pasur kërcënime nga Beogradi dhe serbët lokal të tërhiqen nga gara për zgjedhjet e fundit në veri.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se qeveria e Kosovës është e gatshme për takime të nivelit të lartë. Ai tha se nuk ka marë ende përgjigje nag Boreli për takime.
Kurti: Rama e ka obligim të mbrojë shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar propozimin e Edi Ramës për draft-statusin.
Kurti ka thënë se kryeministri Shqipërisë Edi Rama duhet të ia propozojë Vuçiqit draft-statusin për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, pasi që edhe e ka obligim të mbrojë shqiptarët ku do që janë.
“Nuk kam dyshim se Edi Rama beson që propozimi i tij është i mirë. Duke qenë kështu, unë propozoj që Rama këtë draft status të ia propozojë Vuçiqit më së largu në takimin e radhës të Ballkanit të hapur për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Aq më tepër që neni 8 thotë që Republika e Shqipërisë mbron shqiptarët jashtë kufijve të saj. Në vend që të propozohet për shqiptarët në Kosovë, le të propozon për shqiptarët në luginë” tha Kurti.