Kreu i ekzekutivit Albin Kurti ka filluar këtë mbledhje në kujtim të veprimtarit Adem Demaçi. “Liria dhe jeta ishin një dhe liri deri në vdekje, ky ishte Baca Adem”, tha Kurti.
Kryeministri ka kujtuar edhe heroin Enver Zymberin, policin e Njësisë Speciale të Kosovës, në përvjetorin e 12 të vrasjes së tij në veri nga kriminelët serbë.
“12 vite me parë ai u vra nga strukturat kriminale të Serbisë, gjatë një aksioni që po zhvillonte Policia e Kosovës, në veriun e vendit tonë. Enver Zymberi do të mbetet simbol i përjetshëm i sovranitetit dhe ligjshmërisë në Republikën e Kosovës”, tha Kurti, raporton RTKlive.
I pari i qeverisë, bëri me dije se kampi ‘Belvedere në Mitrovicë të Jugut’, do të quhet me emrin e heroit ‘Enver Zymberi’.