Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Kryeministri, Kurti: Duhet ta mbrojë Kosovën, ta përfaqësojë atë me mirë se aleatët tanë
Lajme

Kryeministri, Kurti: Duhet ta mbrojë Kosovën, ta përfaqësojë atë me mirë se aleatët tanë

Published 18/03/2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i ftuar në podcastin “The Rest is Politics” me Rory Stewart dhe Alastair Campbell.

Gjatë bisedës me ta, Kurti është pyetur për raportet me aleatët e Kosovës dhe për çështjen e dinarit e kritikat që ka marrë.

“Para së gjithash unë nuk e kam problem kritikën. Intelektualisht unë jam fëmijë i teorisë kritike nga, le të themi Zhan Zhak Ruso’ja te Shkolla e Frankfurtit. Pra, kritika është e shëndetshme, besoj se nuk ka progres pa kritikë. Mund të mos pajtohemi por BE, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar janë aleatët tanë, miqtë tanë dhe partnerët tanë, por kjo nuk nënkupton se bashkëpunimi ynë është rrugë njëkahëshe, kështu që duhet ta dëgjojmë njëri tjetrin”, ka thënë Kurti.

“Dhe në këtë kuptim unë mendoj se duhet ta mbrojë Kosovën, duhet ta përfaqësojë atë me mirë se aleatët tanë. Nuk do të isha kryeministër, po të mos ishte Kosova Republikë…” ka thënë kryeministri.

- Advertisement -

Në këtë podcast kryeministri Kurti ka rrëfyer edhe për kohën që ka kaluar në burg pasi ishte arrestuar gjatë kohës së bombardimeve në Kosovë nga policia e Serbisë.

“Në burg ka kohë për lexim. Është vend tamam për të lexuar, pa telefona mobilë, pa pije dhe mendoj se kam pasur dobi prej kësaj. Në të njëjtën kohë, të jesh një person i klasës së mesme, urban… unë aty takoja njerëz që vinin nga fshatrat dhe kjo ka qenë e pazëvendësishme për aftësinë time për të organizuar njerëz kur kam dalë jashtë . Kur kam dalë nga burgu e krijova organizatën saktësisht sepse dija se si të flas dhe si të lidhem me njerëz nga fshati”, ka deklaruar Kurti.

Ai mes tjerash ka shpjeguar se në burg kishte humbur rreth 30 kilogramë dhe se nga torturat aty e kishte humbur vetëdijen rreth 40 herë dhe se s’e kishte menduar kurrë se do të dilte i gjallë nga aty.

Në këtë intervistë, kryeministri ka folur edhe për Putinin dhe Serbinë.

Ndërkohë, vet Kurti në një postim në platformën X ka thënë se ishte kënaqësi që ishte pjesë e këtij podcasti. “Kam folur për përvojën time si i burgosur politik në Serbi në të 20-at, gjeopolitikën e rajonit dhe vizionin multietnik dhe demokratik të Kosovës, ndër të tjera”, ka shkruar Kurti.

- Advertisement -

KosPress Portal 18/03/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Kurti shkarkon Arbër Vokrrin pas akuzave ndaj diplomatëve ndërkombëtarë
Lajme 23/05/2025
Ancelotti mbyll një epokë te Real Madridi – por zemra mbetet në “Bernabéu”
Sport 23/05/2025
Rruga e re drejt jugut – Tuneli i Llogorasë, pa kosto deri në fund të sezonit
Lajme 23/05/2025
Kosova nikoqire e NATO-s: Të hënën fillon ‘Defender Europe 2025’
Lajme 23/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Kurti shkarkon Arbër Vokrrin pas akuzave ndaj diplomatëve ndërkombëtarë

23/05/2025
Lajme

Rruga e re drejt jugut – Tuneli i Llogorasë, pa kosto deri në fund të sezonit

23/05/2025
Lajme

Kosova nikoqire e NATO-s: Të hënën fillon ‘Defender Europe 2025’

23/05/2025
Lajme

Dënohet për krime lufte – Çaslav Joliq merr 5 vjet e 6 muaj burg

23/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?