Sot po shënohet njëvjetori i rënies së heroit të kombit, Afrim Bunjaku, gjatë sulmit terrorist në Banjskë.
Kryeministri Albin Kurti ndodhet aktualisht për vizitë te familja e Bunjakut në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, raporton Kosovapress, përcjell Klan Kosova.
Ai më pas pritet të bëjë homazhe, teksa më vonë do të bëhet edhe përurimi i pllakës përkujtimore për të ndjerin.