Kryeministri japonez, Fumio Kishida, ka bërë të ditura se do të ndryshojë statusin ligjor për COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi, duke e trajtuar atë njëjtë sikurse gripin sezonal.
Një hap i tillë do të mund të relaksojë edhe më shumë masat për luftim të pandemisë, teksa Japonia tenton t’i kthehet jetës normale.
Në mesin e masave që aktualisht zbatohet në Japoni është vendosja e maskës. Kishida ka thënë se ka udhëzuar ekspertët dhe zyrtarët qeveritarë që të diskutojnë detajet për ndryshimin e statusit për COVID-19.
Ky ndryshim do të shfuqizonte masën e vetizolimit dhe do t’iu mundësonte pacientëve me koronavirus që të kërkojnë trajtim në secilin special, për dallim prej tani që mund të drejtohen vetëm në disa institucione të specializuara.
- Advertisement -
“Në mënyrë që t’i kthehemi jetës normale në Japoni, ne do të studiojmë masa konkrete që gradualisht të kalojmë në fazën e re”, ka thënë Kishida.