Kurti: Kosova është e interesuar për marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova është e interesuar për marrëdhënie “të mira fqinjësore” me Serbinë, pas takimit që pati me dy kryeministrat e BENELUX-it.
“Në lidhje me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kam theksuar se Kosova është e interesuar për marrëdhënie të mira fqinjësore. Ne dëshirojmë zgjidhje evropiane dhe për këtë e kemi marrëveshjen bazike të 27 shkurtit dhe aneksin e zbatimit të 17 marsit, për të cilën dëshirojmë që të zbatohet në plotësi, pa vonesa dhe pa kushte”, tha Kurti.
I pari i Qeverisë tha se nga dyshja ka kërkuar që Kosova të ndihmohet për anëtarësim në NATO dhe në BE.
- Advertisement -
“Demokracitë solidarizohen me njëra-tjetrën përballë autokracive andaj edhe progresi demokratik i Kosovës është mundësi jo vetëm ëpr shtetin dhe shoqërinë tonë, por edhe për Bashkimin Evropian që të shtyjnë përpara reformat dhe transformimin e Ballkanit Perëndimor”, shtoi Kurti.
Kryeministri i Luksemburgut: Nuk do të ketë fitues nëse ka konflikte
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel , ka thënë se nuk do të ketë fitues nëse do të ketë konflikt, duke folur pas takimit me të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe homologun e tij belg, Mark Rutte.
Bettel tha se mes Kosovës dhe Serbisë nevojitet dialog i hapur dhe se palët duhet t’i përmbahen udhërrëfyesit të Bashkimit Evropian.
“Kur është planifikuar ky udhëtim nuk e kemi ditur që do të ketë tensione. Ne tentojmë të ndërtojmë ura. Ne dje ishim në Beograd dhe sot jemi në Prishtinë. Është e rëndësishme për ne që e dimë që ka udhërrëfyes për dialog e ai është Lajçaku. Ne duhet të largojmë çdo mundësi për kriza të mundshme të cilat më së shumti i vuan populli. Ju mund të llogarisni në ne. Për ne është e rëndësishme të besojmë në punën e lehtësuesve të BE-së. Është mirë të ketë dialog të hapur”, tha Bettel.
- Advertisement -
“Ne si politikanë marrim vendime, por populli i vuan pasojat”, shtoi ai.