Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka udhëtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Seanca pritet të nisë në ora 21:00, sipas kohës tonë lokale.
Ai do të jetë i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, kanë udhëtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Klan Kosova.
Kreu i qeverisë së Kosovës do të përballet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, rreth çështjes së dinarit.
- Advertisement -
Kjo seancë është thirrur me kërkesën e Serbisë.