Në fillim të muajit të ardhshëm, bashkarisht, kryeministrat e dy vendeve evropiane, do të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë.
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, bashkë me homologun e tij nga Luksemburgu, Xavier Bettel, sipas njoftimit të qeverisë holandeze, do të qëndrojnë në Kosovë, e ku pritet që temë e diskutimeve të jetë situata në veri.
“Kryeministri Rutte do të vizitojë Serbinë dhe Kosovën të hënën më 3 korrik dhe të martën më 4 korrik së bashku me kryeministrin e Luksemburgut, (Xavier) Bettel”, shkruan në këtë njoftim.
“Vizita ofron një mundësi për të diskutuar tensionet e ngritura mes Serbisë dhe Kosovës dhe rëndësinë për de-përshkallëzim dhe përkushtim ndaj dialogut të udhëhequr nga BE-ja për normalizim të raporteve”.
- Advertisement -
Kryeministrat Rutte dhe Bettel më 4 korrik do të qëndrojnë në Kosovë, ku do të takojnë presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti nga krerët e shtetit.
“Vizita do të përfundojë me një bisedë me përfaqësues të OJQ-ve në Kosovë në fushën e lirisë të mediave dhe LGBTIQ+”, shkruan në njoftim.
![](https://kospress.net/wp-content/uploads/2023/06/ggg.jpg)