Sot, ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.Atë do ta presë në takim, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Pas takimit do të ketë konferencë për media. Pos Gërvallës, Radman do të takohet edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, me fillim nga ora 16:15.
Gordan Grliq Radman ka arritur në Kosovë mbrëmë. Ai është pritur në Aeroportin e Prishtinës nga ministrja Gërvalla-Schwarz dhe nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.