Krerët më të lartë të shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca kanë bërë nderime edhe te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të NATO-s.
Osmani: Ushtarët e NATO-s hyn në Kosovë për t’i vënë vulën e çlirimit vendit tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se sot po festojmë historinë e ditës së Republikës së Kosovës, ditës kur shteti ynë u çlirua pas një lufte e cila rezultoi me gjenocid ndaj një populli të pafajshëm.
“Ne sot ne mëngjes nderuam vizionarët e shtetit tonë, dëshmorët, ata që i vënë themelet e forta të shtetit që e gëzojmë sot”, duke shtuar se kanë nderuar edhe ushtarët e NATO-s.
- Advertisement -
“Ata që nga 10 qershori hyn në Republikën e Kosovës për të ja dhënë vulën e çlirimit vendit tonë”, shtoi, më tej, Osmani.
Ajo deklaroi se e përsërisin mirënjohjen në emër të gjithë qytetarëve të Kosovës, për vizionarët e shtetit, presidentin Rugova, gjithë aktivistët që dhanë gjithçka që të vendosen këto themele, komandantin legjendar Adem Jashari dhe gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që dhanë jetën e tyre për lirinë tonë.
Po ashtu, presidentja Osmani shprehi mirënjohje të përjetshme për të gjithë miqtë e Kosovës, të cilët ndihmuan që liria e pavarësia të jenë realitet, të cilin sot e gëzojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kurti: Përulemi para gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit
Pas nderimeve, kryeministri Albin Kurti ka thënë se sot përkujtojmë dhe festojmë 24 vjetorin çlirimit të Kosovës dhe vendosjen e paqes në vendin tonë.
- Advertisement -
Kurti tha se përulemi para gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e popullit dhe çlirimin e Kosovës.
Ai shtoi se ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë.
Konjufca: Dëshmorët dhe martirët janë në themelet e lirisë së shtetit tonë
- Advertisement -
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjuca, tha se çlirimi i Kosovës është shembull më i spikatur i bashkëveprimit të suksesshëm ndërmjet faktorit vendor edhe bashkësisë ndërkombëtare.
Konjufca shtoi se ndalja e gjenocidit të Serbisë nuk mund të ndalej pa miqtë e çmuar ndërkombëtarë, por liria, tha ai, erdhi sepse kauza jonë ishte shumë e drejtë.
“Për këtë ditë dhamë edhe shumë, dhamë dëshmorët tanë, i dhamë martirët e Kosovës dhe kishte shumë sakrifica dhe mund të popullit tonë për çlirim, prandaj ata do të kujtohen dhe nderohen gjithmonë, sepse janë në themelet e lirisë së shtetit tonë”, tha ai.
Në fund të deklarimit për media, Konjufca uroi të gjithë qytetarëve të Kosovës, 12 qershorin ditën e çlirimit sepse është njëra nga ditët më të çmueshme, më të rëndësishme të popullit të Kosovës.