Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është parë duke fshirë lotët në seancën e sotme gjyqësore në Hagë.
Gjatë fjalës hyrëse të mbrojtësit të ish-presidentit, Hashim Thaçi, ai është vërejtur i emocionuar, raporton KosovaPress.
Jakup Krasniqi është një nga të akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë për krime lufte.
Në ditën e dytë të procesit gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së janë duke u prezantuar deklaratat hapëse nga ekipet mbrojtëse.
- Advertisement -
Gjatë paraqitjes së provave, në të cilat synon të mbështetet, avokati Gregory Kehoe ka folur edhe për luftën në Kosovë, masakrat serbe dhe dëbimet që bëheshin shqiptarëve atë kohë.