Ish zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi se është absurd të akuzohet për persekutim të anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kur vetë ka qenë anëtar i kësaj partie
“Është abasurde të akuzohem për persekuptimin e anëtareve të LDK-së, unë vetë isha anëtar i LDK-së, familjarët e mi ishin anëtarë të LDK-së e bashkëluftëtarët e mi ishn anëtarë të LDK-së, Vetëm një mendje e coroditur mund toi ketë lindur ideja se unë kam mundur të jem pjesë e persekutimit tim, të familjarëve të mi dhe bashkëluftetarëve të mi.”, tha Krasniqi.
10:40-Krasniqi: Çdo njeri që flet të vërtetën do të thotë se unë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje
Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Kransiqi në fjalën e tij para trupit Gjykues në Hagë fillimisht rrëfeu për jetën e tij.
- Advertisement -
Më pas ai mohoi akuzat duke thënë se nuk e kupton logjikën e tyre, dhe duke siguruar se asnjëherë nuk ka përdorur dhunë ndaj askujt.
“Unë nuk ekuptpj logjikën e akuzës së tanishme kundër meje . Ndaj popullit otnë është ushtruar dhunë sistematike, vrasje burgosje, tortura, dëbime. Unë e urrej dhunën. Vrasjet, burgosjet, torturat, dënimet, jo vetëm se janë ushtruar ndaj popullit tonë dhe ndaj meje personalisht por sepse i konsideroj si tepër të ulëta dhe çnjerëzore.Çdo njeri që flet të vërtetën do të thotë se unë Jakup Krasniqi asnjë herë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, në asnjë burgosje, në asnjë formë të presionit ndaj kujdo qoftë. Integriteti im intelektual dhe njerëzor me ka mundësuar të kam të qartë se cilat mjete duhet të përdoren për realizmin e çlirimit kombëtar në luftë kundër atyre që përpiluan dhe zbatuan gjenocid ndaj nesh.”, tha ai.
10:11- Alagendra: Prokuroria mbivlerëson tërësisht organizimin e UÇK-së
Avokatja e Jakup Krasniqit po vazhdon fjalën e saj sot. Ajo përmendi disa gabime sipas të cilës Prokuroria i ka bërë në aktakuzën ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Njëri gabim siç vlerëson Alagendra ka qenë edhe ajo e pretendimit se UÇK-ja ka qenë ushtri e organizuar në terren.
- Advertisement -
“Prokuroria mbivlerëson tërësisht organizimin e UÇK-së”.
“Parashtron teori të pabazuar se UÇK-ja ishte më e organizuar se sa në fakt ishte. Është thjesht fantazi që injoron realitetin në terren. Prokuroria është bërë pjesë e propagandës ndaj UÇK-së”, tha jo.
09: 55- Mbrotja e Krasniqit: Do të bindeni që ai nuk do të duhej të ishte akuzuar fare
- Advertisement -
Mbrojtja e Jakup Kransiqit ka nisur fjalën hyrëse në Gjykatën Speciale.
Fjalën aktualisht e ka avokatja Venkateswari Alagendra. Ajo përmendi krimet e forcave serbe në Kosovë si dhe rolin e Krasniqit në UÇK, duke thënë se ai ishte vetëm zëdhënës.
Krasniqi nuk është është arrestuar kurrë për ndonjë krim. Në moshën 70 vjeçare pavarësisht bashkëpunimit të tij me drejtësinë ndërkombëtare nuk iu dha mundësia për një paraqitje dinjitoze.
Gabimi i parë i Prokurorisë është që Prokuroria e keqkupton ose qëllimisht e keqpërfaqëson rolin personal të zotit Krasniqi.
Ne të gjithë e dimë shumë mirë punën e zëdhënësit.
Zëdhënësi nuk përfshihet në çështje operacionale ushtarake, roli i tij është komunikimi me publikun. Ky është pikërisht roli që ka luajtur zoti Krasniqi.
Nuk mund të nxirret si përfundim se nga pozita e tij si zëdhënës, zoti Krasniqi ishte përgjegjës për të gjitha komunikatat mbi të cilat prokuroria vendos kaq shumë peshë.
Komunikata e parë është nxjerrë më 1994, shumë kohë para se Krasniqi të bëhej zëdhënës. Ato vazhduan gjatë gjithë luftës dhe është e qartë se nuk kanë dalë nga një burim i vetëm. Disa nxirreshin nga zonat operative”, tha avokatja.
A tha se Gjykata do të bindet se Jakup Krasniqi nuk është ai nuk do të duhej të ishte akuzuar fare.
Sot në Speciale fjalën e ka mbrojtja e Jakup Krasniqit
Mbrojtja e Jakup Krasniqit do ta thotë sot fjalën e saj, në seancën e cila do të fillojë sot në orën 9:00 sipas kohë lokale në Kosovë.
Megjithatë sinjali i transmetimit vjen për 45 minuta me vonesë, për shkaqe sigurie, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Mbrojtës të Krasniqit janë: Venkatesëari Alagendra (Mbrojtëse), Eidën Elis dhe Viktor Bëjeshu (Bashkëmbrojtës).
Pas seancës së sotme rasti Thaçi e të tjerët” do të vazhdojë me 11, 12, 13 dhe 17, 18, 19 e 20 prill.
Ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit kanë përfunduar të martën deklaratat e tyre mbyllëse, Gjatë ditës së dytë të gjykimit, trupit gjykues iu drejtuan dy të akuzuarit: Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi
sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që po akuzohet për krime lufte nga Specialja në fjalimin e tij në këtë Gjykatë tha se pret të shfajësohet nga çdo akuzë.
“Unë në pres që të shfajësohem nga çdo akuzë tjetër në fund të këtij procesi. Unë besoj te Tribunali i Hagës, UNMIK, ELUEX, dhe Dhomat e Specializuara. Unë jam intervistuar nga këta mekanizma edhe në cilësinë e dëshmitarit dhe të dyshuarit. Çdo bashkëpunim i im me gjithë këta akterë ndërkombëtarë ka qenë në interes të drejtësisë dhe plotësisht transparent qoftë në Prishinë, qoftë në Hagë. Gjithçka që thuhet tjetër është e paqëndrueshme. Prandaj askush nuk mund dhe nuk duhet ta shkruajë historinë. Ky është çmimi i lirisë. Unë besoj në paqë, në të vërtetë, pajtim dhe drejtësi. Dhe kam besim se ky proces do të jetë i drejt, transparent dhe i shpejt”, ka thënë Thaçi.
Kurse, ish-deputeti Rexhep Selimi pret që ai dhe të akuzuarit e tjerë që ndodhen në Hagë, të shpallën të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.
Ai ka bërë një deklaratë pa betim para trupit gjykues në Hagë ku sërish është deklaruar se nuk ka të bëjë asgjë me krimet e pretenduara.
“Nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë”, ka thënë ai.