Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e pa-audituara financiare të partive politike të vitit 2022.
Sipas raportit të publikuar, Lëvizja Vetëvendosje gjatë vitit të kaluar ka pasur të hyra gjithsej 2 milionë e 53 mijë e 868 euro.
Partia Demokratike e Kosovës, 673 mijë e 710 euro të hyra. Lidhja Demokratike e Kosovës, 526 mijë e 200 euro dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë vitit të kaluar ka pasur 279 mijë e 700 euro të hyra.
Raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2022 janë publikuar në uebfaqen e KQZ-së.