Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > KQZ me njoftim për votuesit që regjistrohen jashtë vendit
Lajme

KQZ me njoftim për votuesit që regjistrohen jashtë vendit

Published 21/10/2024
Share
SHARE

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për RTKlive se të gjithë shtetasit e Kosovës që regjistrohen për të votuar jashtë Kosovës në Zgjedhjet për Kuvend, do të largohen nga lista e votuesve brenda Kosovës, e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve.

Por, në rast se ndonjë prej tyre ndërron mendje edhe pasi është regjistruar si votues jashtë vendit dhe kërkon që të votojë fizikisht në vendvotimin e tij në Kosovë më 9 shkurt 2025, KQZ do t’ia mundësojë rikthimin në listën votuese brenda Kosovës deri më 27 dhjetor 2024.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri me dije se është duke vazhduar periudha e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, e cila do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

Sipas tij, paragrafi 9 i nenit 96 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme ka paraparë që KQZ secilin votues të regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, ta largojë nga Lista e Votuesve brenda Kosovës.

- Advertisement -

“Është detyrim ligjor për KQZ-në që secilin votues i cili regjistrohet për të votuar nga jashtë Kosovës, ta largojë nga Lista e Votuesve brenda Kosovës e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve. Pra, një shtetas që regjistrohet për të votuar jashtë Kosovës, do ta gjejë emrin e tij për votim vetëm në listën e votuesve jashtë Kosovës. Këtë informacion ne ua transmetojmë individualisht çdo shtetasi që aplikon dhe regjistrohet për të votuar jashtë Kosovës, qoftë për të votuar në përfaqësi diplomatike apo përmes postës”, tha Elezi.

Sipas Elezit, KQZ i ka dhënë zgjidhje edhe rasteve kur ndonjë shtetas ndërron mendje edhe pasi është regjistruar dhe kërkon që të votojë fizikisht në vendvotimin e tij në Kosovë.

“Mund të ndodh që ndonjë shtetas i cili pasi është regjistruar për të votuar jashtë Kosovës të kërkojë të çregjistrohet nga kjo mënyrë votimi dhe të kthehet në Listën Votuese brenda Kosovës për të votuar fizikisht në vendvotim. Kësaj situate, KQZ i ka dhënë zgjidhje me anë të Rregullores Zgjedhore për Votimin Jashtë Kosovës. Pra, votuesi i regjistruar për votim jashtë Kosovës, i cili kërkon të kthehet në listën votuese brenda Kosovës, ka kohë të paraqesë kërkesën e tij deri në 24 orë para përfundimit të periudhës së kundërshtimit, në këtë proces zgjedhor deri më 27 dhjetor 2024”, njoftoi Elezi.

Që nga 29 gushti është duke u zhvilluar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, e cila do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

Gjatë kësaj periudhe, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Aplikimin e tyre mund ta bëjnë përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org ose përmes postës në kutinë postare të KQZ-së.

- Advertisement -

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, në momentin e regjistrimit votuesit mund të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit:

Të votojë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ në Kosovë dhe duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës.

KosPress Portal 21/10/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve
Lajme 10/05/2025
Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve

10/05/2025
Lajme

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit

09/05/2025
Lajme

Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve

08/05/2025
Lajme

Eurodeputeti holandez kërkon nga BE: Hiqni masat ndaj Kosovës dhe pranoni aplikimin

08/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?