Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga ora 15:00 do të mbajë mbledhjen e radhës. Në mesin e pikave që do të shqyrtohen në takimin e sotëm janë rekomandimet për të certifikuar vëzhgues të katër subjekteve politike: PDK, LDK, Koalicioni Vakat si dhe Nova Demokratska Stranka.
Në këtë takim takimet pritet miratimi i Planit Operacional të Sigurisë, për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Poashtu do të bëhet miratimi i ekipeve të autorizuara për tërheqjen e dërgesave postare jashtë Kosovës.