Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbaj mbledhjen e radhës, ku pritet të diskutohen përgatitjet për ditën e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Bëhet e ditur se po ashtu në rend dite janë disa pika ndër to edhe shqyrtimi dhe miratimi i listë së zyrtarëve të MPJD-së për angazhim në Përfaqësi Diplomatike në ditën e zgjedhjeve.
“Shqyrtimi dhe miratimi i listë së zyrtarëve të MPJD-së për angazhim në Përfaqësi Diplomatike në ditën e zgjedhjeve, shqyrtimi dhe miratimi i zëvendësimit të anëtareve të KVV-ve, shqyrtimi dhe miratimi i numrit të KVEL-ve dhe shqyrtimi dhe miratimi i planit operacional për ditën e zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.