Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se i nxehti afrikan do ta përfshij Kosovën edhe gjatë ditëve të ardhshme, me temperatura që do shkojnë deri në 37 gradë Celsius ditën e mërkurë. Sipas njoftimit të fundit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 33-37 gradë Celsius.
Ditën e sotme moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vapë. Në fushat termike parashihen rritje kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius.
Të hënën, sipas IHMK-së, do të ketë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius.
Moti i njëjtë do të jetë dhe të martën, derisa të mërkurën maksimalja parashihen të lëvizin ndërmjet 33- 37 gradë Celsius.
- Advertisement -
“Të enjten parashihet mot me diell por me rënie të lehta të vlerave të temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius. Të premten, do të ketë mot kryesisht me diell, derisa vlerat e temperaturave ekstreme nuk parashihet të ketë ndryshime të ndjeshme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius”, njofton IMHK.
Gjatë kësaj periudhe kohore të parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.
Sipas njoftimit të IHMK-së, në shumë vende urbane prezenca e këtyre masave të ajrit do të krijojë mundësi që temperaturat të arrijnë deri 40 gradë Celsius. Edhe vikendi parashihet të jetë me temperatura ekstremist të larta.
Ky mot me këto temperatura ekstreme të larta është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore. Shkalla e lartë e avullimeve, sipas këtij Instituti, do të krijojë vapë, ndërsa ndjesia e këtyre temperaturave “do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara|.
Instituti me këtë rast rekomandon, që të ketë kufizim sa më shumë nga rrezet e diellit, nga ora 10- 17, sidomos personat me sëmundje kronike, hipertension, diabetikë, asmatikë etje.
- Advertisement -
“Gjatë këtyre ditëve të bartim syze mbrojtëse nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta, krema adekuate për mbrojtjen e lëkurës, pastaj të pimë ujë sa më shpesh, jo lëngje të gazuara, të konsumojmë pemë e perime dhe ushqim me sa më pak yndyrë, etj”, rekomandon IHMK në njoftimin fundit për media.