Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Kosova në përgatitje të muzeut të gjenocidit dhe luftës për liri
Lajme

Kosova në përgatitje të muzeut të gjenocidit dhe luftës për liri

Published 18/12/2024
Share
SHARE

Kosova së shpejti do ta ketë muzeun e Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri.

Kështu ka njoftuar kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë ku tha se Kosova do ta ketë një muze të dinjitetshëm ku do të tregohen krimet e Serbisë ndaj popullit tonë, raporton Klankosova.tv.

“Ende janë të njoma dhe të hapura plagë të shumta dhe ende është e rëndë dhimbja e pikëllimi nga vrasjet, masakrat dhe krimet e forcave policore dhe ushtarake të Serbisë të urdhëruara nga shteti serb mbi shqiptarët në Kosovë. Një çerekshekulli liri, një brez i tërë janë lidhur dhe pasluftës janë rritur. Gjeneratat e reja duhet të kenë një mundësi të njohjes së të kaluarës sonë, të dëshirës për të jetuar në liri dhe të dashurisë së parreshtur për Kosovën në kohërat më të vështira dhe në kushtet më të rrezikshme”.

“Të gjitha provat e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, të mbledhura nga organizata e gjykata ndërkombëtare, bashkë me prova dhe dëshmi të mbledhura deri më tani, po grumbullohen dhe po vazhdojnë të sillen në Institucionet e Republikës së Kosovës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e kujtesës kolektive duke i sistematizuar dhe kategorizuar ato. E pas themelimit të grupit punues për hartimin e konceptit të muzeut të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri, sot kemi vendimin për themelimin e këtij institucioni muzeal. Vendi ynë do të ketë një muze të dinjitetshëm ku do të tregohen krimet e Serbisë ndaj popullit tonë. Ky muze është institucionalizimi i kujtesës sonë kolektive dhe dëshmi e krimeve të Serbisë ndaj Kosovës”, tha shefi i qeverisë.

- Advertisement -

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku tha se ky muze ka për synim dokumentimin dhe prezantimin e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në Kosovë.

“Do të sigurojmë që e kaluara e dhunshme të kujtohet. Ministria e Kulturës do të marrë të gjitha hapat përkatës për hartimin e muzeut. Për këtë qëllim kemi ndarë edhe buxhetin. Institucioni i muzeut do të vendoset në ndërtesën ku aktualisht vepron Ministria e Kulturës, pra në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë”, tha Çeku, njofton Klankosova.tv.

KosPress Portal 18/12/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve
Lajme 10/05/2025
Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve

10/05/2025
Lajme

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit

09/05/2025
Lajme

Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve

08/05/2025
Lajme

Eurodeputeti holandez kërkon nga BE: Hiqni masat ndaj Kosovës dhe pranoni aplikimin

08/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?