Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i është kundërpërgjigjur ndërmjetësit të dialogut Miroslav Lajcak i cili ka thënë se drafti për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është bazë për diskutime të mëtetjme. Konjufca ka thënë se nuk mund të dialogojnë asgjë që nuk është konform kushtetutës së Kosovës.
Ai e cilëson të papranueshme sjelljen e Serbisë karshi Kosovës pasi do që ta krijojë një “Republikë Serbe” brenda Kosovës. Këtë shqetësim ai ia shprehu edhe kryetarit të parlamentit austriak, i cili po qëndron në Kosovë.
Kryetari i Kuvendit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, deklaroi se situata e tanishme politike në Kosovë është sfiduese, derisa iu bëri thirrje palëve që t’i zgjidhin mospajtimet me dialog.
Situata e tanishme në Kosovë dhe marrëdhëniet me Serbinë janë një prej sfidave që duhet të zgjidhen gjatë rrugës së dialogut. Edhe marrëveshja e Ohrit është shumë e rëndësishmE dhe shpresojmë që të dy shtetet të bëjnë një interpretim të njëjtë të kësaj marrëveshjeje dhe këto do të japin mundësinë të planifikojnë edhe për të ardhmen.
- Advertisement -
Kryeparlamentari austriak ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.