Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës, pranë zonës së njohur si “te fontana”. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes zëdhënëses së saj për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit, rasti është raportuar rreth orës 06:00, ku është gjetur një person i gjinisë mashkull pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes.
“Policia, në bashkëpunim me prokurorinë, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që lidhen me rastin”, ka deklaruar Ahmeti.