Punëtorët e Pastrimi kanë ndërprerë grevën, pasi Komuna e Prishtinës ka arritur marrëveshje që 500 punëtorët me funksione teknike, të paguhen 70 euro më shumë, nga muaji prill.
Këtë e bëri të ditur nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu.
“Pas dy ditëve intenzive në ndërmjetësim me menaxhmentin ushtrues detyre dhe sindikatën e punëtorëve në KRM Pastrimi, e kemi një zgjidhje të pranuar në tavolinë. Greva e nisur e punëtorëve me kërkesën për rritje të pagës është ndërprerë mbrëmë në turnin e tretë”, ka shkruar Sahatçiu në Facebook.
“Kjo zgjidhje nuk e plotëson nevojën e punëtorëve për kompensim meritor e kushte më të mira të punës, ashtu sikurse nuk e zgjidh problemin e menaxhimit të mbeturinave në Kryeqytet përgjithmonë. Derisa e drejta për grevë për paga më të larta është e drejtë e secilit, ndërprerja e tërësishme e shërbimit për të cilin paguhen nuk është e drejtë për qytetarët që kërkojnë shërbim”, shtoi ajo.
- Advertisement -
.