Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Komisioni refuzon hapjen e të gjitha kutive të votave me postë
Lajme

Komisioni refuzon hapjen e të gjitha kutive të votave me postë

Published 06/03/2025
Share
SHARE

Me 4 vota për, 3 abstenime u refuzua rekomandimi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që kishte rekomanduar KQZ-në që të vendosë për hapjen e të gjitha kutive të votimit përmes postës, me qëllim që të rivlerësohen dhe të numërohen të gjitha fletëvotimet që janë shpallur të pavlefshme, në përputhje me vendimin e PZAP-së, ku të njëjtat pastaj, do të hyjnë në rezultate për subjektet politike dhe për kandidatët.

Në arsyetimin e tij para anëtarëve të KQZ-së, kreu i Sekretariatit, Besnik Buzhala tha se ky rekomandim vjen pas vendimit të PZAP-së e që lidhet me ankesën e subjektit politikë, Lëvizja Vetëvendosje lidhur me rreth 15 fletëvotime të shpallura të pavlefshme në QNR, për çka PZAP-ja ka urdhëruar KQZ-në që t’i përfshijë në rezultatin përfundimtar.

“Këto 15 fletëvotime përbëjnë gjithsej 11 vendvotime e që të përfshira janë në gjithsej 6 komuna, Deçan, Gjakovë, Dragash, Klinë, Gjilan e Kaçanik. Lidhur me këtë duke u mbështetur në vendimin e PZAP-së për këtë lloj të pavlefshmërisë së fletëvotimeve, sekretariati i KQZ-së i rekomandon KQZ-së të marr vendim t’i hapë të gjitha kutitë e votimit përmes postës me qëllim që të vlerësohen fletëvotimet të cilat janë shpallur të pavlefshme”, tha gjatë arsyetimit të tij Buzhala që tregoi se bëhet fjalë për 1631 fletëvotime.

Por kundër këtij propozimi ka dalë Ilir Gashi, anëtar i KQZ-së nga PDK-ja që tha se ky rekomandim nuk duhet të mbështetet.

- Advertisement -

“PZAP-ja askund nuk ka thënë se mundet të aplikohet për raste të ngjashme analoge. Ju keni bërë një kërkesë hipotetike për të cilën nuk do të duhej të vinte nga ju. Për më shumë, po flasim për disa fletëvotime, të cilat siç e kemi parë të gjithë, është një dorë dhe një printer. Është shabllon i njëjtë i të gjitha fletëvotimeve që janë burim nga një printer. Unë e kam thënë nga fillimi i votimit, në diasporë është i kontaminuar procesi, ashtu siç edhe tash kemi ankesa të ndryshme të subjekteve politike. Prandaj, unë jam për të respektuar vetëm vendimin e PZAP-së për fletëvotimet konkrete, për të cilat ka thënë se duhet të validohen. Asnjë kuti tjetër, pa vendim të PZAP-së e Gjykatës Supreme jam kundër të hapet, sepse është situatë hipotetike”, tha ai.

Por, për hapjen e të gjitha kutive të votimit përmes postës ka dalë Vetëvendosje. Sami Kurteshi madje ka ftuar prokurorinë të merret edhe me raste të tjera të dyshimta.

“Ne kemi një vendim të PZAP-së, parimor, në aspektin procedural e objektiv që thotë se PZAP-ja ka vlerësuar se QNR-ja gabimisht ato fletëvotime i ka shpallur të pavlefshme. Bëhet fjalë për fletëvotime të cilat nuk kanë qenë të shtypura mirë, ose në fund ose në fillim. Ajo që konstaton PZAP-ja thotë këto janë të vlefshme pasi që është ditur qëllimi i votuesit. Ky është precedent, nëse vlen vetëm për një fletëvotim të një kategorie vlen për të gjitha. Në këtë aspekt, unë e miratoj rekomandimin e Sekretariatit. Unë e ftoj prokurorinë që rastet e tilla jo vetëm këto, bile këto hiq se hiq, ka me mijëra dhe procesi është i lënduar, sigurisht edhe për ato hapet çështje dhe besoj se organet do të ndërmarrin diçka. Sa i përket kësaj çështjeje, mendoj se duhet të nxirren të gjitha fletëvotimet e pavlefshme e të shikohen një nga një”, tha ai.

KosPress Portal 06/03/2025
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Ambasadorja izraelite përcjell urime për festën e Kurban Bajramit në Kosovë
Lajme 06/06/2025
Kuvendi në krizë funksionimi – dështimi më i ri
Lajme 02/06/2025
Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Anamoravë, investim prej 12.8 milionë eurosh
Sport 30/05/2025
Berisha i papërmbajtshëm: Dy pritje, një gol dhe një trofe në Suedi
Sport 30/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Ambasadorja izraelite përcjell urime për festën e Kurban Bajramit në Kosovë

06/06/2025
Lajme

Kuvendi në krizë funksionimi – dështimi më i ri

02/06/2025
Lajme

Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor

30/05/2025
Lajme

Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar

29/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?