Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian u kanë bërë thirrje vendeve që nuk e kanë njohur akoma Kosovën ta njohin. Kjo kërkesë u bë në raportin e eurodeputetëve për Kosovën.
“Anëtarët u bëjnë thirrje vendeve anëtare në BE që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet sovran, veçanërisht Spanjën, Sllovakinë, Qipron, Rumaninë dhe Greqinë, që ta bëjnë këtë pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në raport.