Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Luginën e Preshevës reagon kundër diskriminimit të vazhdueshëm të shqiptarëve në Luginë nga ana e Qeverisë së Serbisë, përfshirë edhe në aspektin e punësimit. Kryetari i këtij Këshilli, Nevzat Lutfiu njofton për punësimin e një mjeku dhe një infermiere në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, në një komunë të dominuar nga shqiptarët.
“Sipas informacioneve jo zyrtare që kam marrë sot, në konkursin e fundit të shpallur nga Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc, janë pranuar një mjek dhe një infermier, që të dy serbë. Mjekja e punësuar nuk është nga Komuna e Bujanocit”, deklaroi Lutfiu.
Kryetari i KKSH-së thotë se i ka dërguar shkresë Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc dukje kërkuar infromacione zyrtare mbi konkursin e fundit.
“Presheva mbi 95% me shqiptarë, Bujanoci mbi 65% shqiptar, institucionet shëndetësore i shpërfillin kuadrot shqiptare dhe marrin kuadro nga qytete të tjera të Serbisë”, deklaron Lutfiu.
- Advertisement -
Kujtojmë se sipas Entit të Statistikave të Luginës, në tri komunat shqiptare në Serbi, papunësia arrin deri në 70 për qind, ndërsa përfaqësimi i shqiptarëve në nivelin regjional e atë qendrore është zero. Ndërsa në Serbi, sipas statistikave, papunësia është 9.2 për qind.