Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Fazliu, raportohet se nga zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë janë nisur për në Hagë.
Ata po mbaheshin në zyrat e EULEX-it që nga mëngjesi i djeshëm.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, të enjten, përmes një komunikate ka konfirmuar se është duke e ndërmarrë një aksion të gjerë në Kosovë.