Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur për një patrullim sigurie përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, togu italiani i inxhinierëve ORF ka kryer një patrullë sigurie standarde përgjatë vijës kufitare.
“KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook.