Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ai i BE-së, EULEX dhe Policia e Kosovës zhvilluan stërvitje të përbashkët.
KFOR-i ka theksuar se stërvitja “Golden Saber 2024” demonstroi një aftësi të zgjeruar për të kryer detyra të përbashkëta në përgjigje ndaj skenarëve të ndryshëm të sigurisë.
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, ka thënë se përfundimi i kësaj stërvitjeje paraqet një moment historik të rëndësishëm në bashkëpunimin afatgjatë ndërmjet këtyre tri entiteteve drejt sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën.
“Përkushtimi, profesionalizmi dhe fryma e bashkëpunimit e shfaqur nga të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë shembullore”, ka deklaruar ai.
- Advertisement -
Sipas tij, angazhimi i KFOR-it për të kontribuar në stabilitetin rajonal është i palëkundur.
“Së bashku do të vazhdojmë të japim kontributin tonë drejt një të ardhmeje të sigurt dhe stabile për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, tha komandanti i KFOR-it.