Pjesëtarë të KFOR-it amerikan janë vërejtur duke patrolluar pasditen e sotme në rrugët e Zveçanit.
Siç raportoi “Zeri.info”, nga vendi i ngjarjes, ka qenë edhe vetë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ai i cili pak orë më parë i kishte kërkuar pjesëtarëve të KFOR-it që të rrisin numrin e ushtarëve nëpër rrugët e Zveçanit.
Sipas tij, arsye për këtë kërkesë është që “Policia e Kosovës të mos afrohet dhe të ngrejë tensione”.
Pas përleshjeve të së hënës, mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it në këtë komunë, pjesëtarët e misionit paqeruajtës janë parë vetëm afër objektit komunal. /Zëri