KFOR-i, përmes një njoftimi për media, thotë se po vëzhgon nga afër situatën në komunat në veri të Kosovës.
Sipas KFOR-it, një situatë e tillë u shkaktua nga hyrja me forcë në ndërtesat e komunave e kryetarëve të rinj të zgjedhur.
“Kjo është shumë e rrezikshme për procesin e normalizimit dhe rrezikon të ngritë tensione më të mëdha. KFOR-i i dënon fuqishëm këto veprime unilaterale dhe i bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna që mund të kërcënojë sigurinë në Kosovë”, thuhet në reagimin e KFOR-it.
Tutje, KFOR apelon për koordinim mes të gjithë aktorëve ngase është qenësore për të shmangur eskalimin e mëtejmë të situatës.
- Advertisement -
“Prioriteti i parë i KFOR-it mbetet sigurimi i një mjedisi të sigurt dhe të qetë, në përputhje me mandatin e tij të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Dialogu dhe diplomacia janë mënyra e vetme për paqe të qëndrueshme dhe siguri në Kosovë”, thuhet në këtë reagim.