Këshilli i Etikës ne Parlamentin e Shqipërisë mori vendimin të përjashtojë për 10 ditë deputetët e PD-së, Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, pas kaosit të krijuar një ditë më parë në Kuvend.
Anëtarët e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën shqyrtuan kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste për masë disiplinore ndaj pesë deputetëve.
Kërkesa mori tre vota pro dhe dy kundër.