Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), është duke zhvilluar një vizitë në Kosovë, pas shënimit të 5-vjetorit të themelimit ditë më parë në Shqipëri.
Vizitat në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut janë organizuar nga KASH-ja për nder të vizitës që po i bëhet këtyre shteteve nga Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë.
Sot anëtarë të Bordit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë të kryesuar nga Lazim Destani, janë pritur nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.
Më vonë KASH-ja janë takuar edhe me kryetrarin e Prishtinës Përparim Rama, me të cilën kanë pasur një drekë pune.
- Advertisement -
Ndërkohë të enjten Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë do të mbajë takim të hapur me studentët dhe profesorët e kolegjit AAB, ku temë e do të jetë “Misioni i parë diplomatik i Kosovës në SHBA”.