Kryetari i Zubin Potokut, Izmi Zeqiri, thotë se u kërcënua me jetë dy herë brenda tre muajve të fundit. Herën e parë më 31 maj dhe herën e dytë, më 2 shtator.
Në një postim në profilin e tij Facebook, kryetari Zeqiri bëri të ditur se është kërcënuar nga një person, me emrin Stefan Markov, i cili paraqitet të jetë “oficer i MUP-it të Serbisë i angazhuar në Kosovë”.
“Jam duke u kërcënuar dy herë brenda tre muajve të fundit nga i njëjti profil i një terroristi, që paraqitet të jetë një Oficer i MUP-it të Serbisë i angazhuar në R. e Kosovës. Herën e parë me 31 Maj. Dhe tani me 2 Shtator”, ka shkruar ai.
Kryetari Zeqiri tha se përgjigjja e tij ishte: “Këtu jam dhe këtu do të jem, Dem Baba Dem”.