Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim
Lajme

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim

Published 29/03/2024
Share
SHARE

Kosova ka kaluar me sukses fazën e parë të procesit të aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pasi Komiteti për Politikë dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare miratoi opinionin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis e cila vjen nga shteti i Greqisë, ku mes tjerash u rekomandua që Kosova ka përmbushur kushtet që të jetë anëtare e këtij institucioni. Me 31 vota për, katër kundër dhe një abstenim shteti i Kosovës është më afër këtij institucioni të rëndësishëm evropian, por janë edhe dy procese tjera që pritet të ndodhin gjatë muajit prill dhe maj në Asamblenë Parlamentare dhe në Këshillin e Ministrave. Por, ajo që ra në sy ishin katër votat kundër, dy prej tyre nga Serbia, një nga Mali i Zi, një gjithashtu nga Bosnja e Hercegovina dhe një abstenim nga Greqia.

Kjo temë nuk ka kaluar pa u diskutuar edhe në media e politikën e brendshme në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Realisht katër votat kundër fazës së parë të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës janë nga katër deputetë të nacionalitetit serb që vijnë nga këto shtete. Përfaqësuesja në Këshillin e Evropës nga Bosnja e Hercegovina është Snezhana Novakoviq – Bursaç, e cila vjen nga partia SNSD e Millorad Dodikut, i cili është në listën e zezë amerikane. Novakoviq-Bursaç ka konfirmuar për median boshnjake Klix.ba se ka votuar kundër, ndërsa këtë vendim e ka shpjeguar duke thënë se ka votuar në emër të Bosnjë-Hercegovinës bazuar në qëndrimet e këtij shteti në relacion me Kosovën.
E pyetur nga kjo media se me urdhër të kujt votoi kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, deputetja e partisë së Dodikut ka deklaruar se deputetët nuk kanë udhëzime votimi si ambasadorët. Ndërsa, Maja Vukiçeviq, përfaqësuese nga Mali i Zi që ka votuar kundër është nga partia serbe “Partia Popullore Demokratike” në Mal të Zi, parti kjo me orientim pro – serb. Natyrisht, edhe ajo ka thanë se “u qëndroj besnike bindjeve të mia ideologjike dhe parimeve politike, do të votoj kundër pranimit të Kosovës”.

Vukiçeviç thoshte paraprakisht se “pranimi i Kosovës në KiE do t’i hapte rrugën territoreve të tjera të diskutueshme që të kërkojnë anëtarësim”, shkruante media në Mal të ZI, CDM. Dy votat kundër natyrshëm kanë ardhur edhe nga Serbia me përfaqësueset e saj Bilana Pantiç – Pila nga partia e Aleksandar Vuçiçit SNS dhe Dunja Simonoviq- Bratiç nga partia e Ivica Daçiçit, SPS. Ndërsa, vota abstenim e Greqisë ishte nga partia e ish-kryeministrit, Aleksis Tsipras. Pas kësaj faze janë edhe dy momentet të votimit, njëra në Asamblenë Parlamentare dhe tjetra në Këshillin e Ministrave, ku është fazë finale.

KosPress Portal 29/03/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Kurti shkarkon Arbër Vokrrin pas akuzave ndaj diplomatëve ndërkombëtarë
Lajme 23/05/2025
Ancelotti mbyll një epokë te Real Madridi – por zemra mbetet në “Bernabéu”
Sport 23/05/2025
Rruga e re drejt jugut – Tuneli i Llogorasë, pa kosto deri në fund të sezonit
Lajme 23/05/2025
Kosova nikoqire e NATO-s: Të hënën fillon ‘Defender Europe 2025’
Lajme 23/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Kurti shkarkon Arbër Vokrrin pas akuzave ndaj diplomatëve ndërkombëtarë

23/05/2025
Lajme

Rruga e re drejt jugut – Tuneli i Llogorasë, pa kosto deri në fund të sezonit

23/05/2025
Lajme

Kosova nikoqire e NATO-s: Të hënën fillon ‘Defender Europe 2025’

23/05/2025
Lajme

Dënohet për krime lufte – Çaslav Joliq merr 5 vjet e 6 muaj burg

23/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?