Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës dëshmon faktin se Kosova e Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e dakorduar.
Gjatë Samitit në Procesin e Berlinit që po mbahet në Tiranë, Scholz ka theksuar se është i kënaqur me punën e ndërmjetësve të Bashkimit Evropian mbi dialogun Kosovë-Serbi.
“Procesi i Berlinit është instrumenti më i mirë edhe për përshpejtimin e integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Procesi i Berlinit është proces bashkëpunimi…Kur situata përshkallëzohet, ne duhet të përfundojmë me zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur me anë të dialogut të normalizuar nga Bashkimi Evropian”, ka theksuar kancelari Scholz.
Samiti i Procesit të Berlinit, Rama: Të jetosh pa BE-në nuk është e lehtë
- Advertisement -
Ka nisur Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë. Punimet i ka hapur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, derisa më pas një fjalë rasti e ka mbajtur edhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar para liderëve të pranishëm se sfida më e madhe politike është ndarja e dhimbshme mes anëtareve të BE-se dhe jo anëtarëve të BE-së.
Rama është shprehur se të jetosh pa BE-në nuk është e lehtë dhe se sfida me të cilat përballen vendet jo anëtare të BE-se po intensifikohen me homologët e tyre të BE-së.
“Të nderuar miq, ndihem mirë që bashkohemi dhe kujtojmë atë udhëtim të përbashkët që u nis 9 vite më parë nga Angela Merkel në Berlin e që qëndrojmë këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit politik evropian. Disa prej jush janë nga BE-ja, e disa të tjerë jemi nga E-ja pa B-në. Ka shumë sfida por për të gjithë ne këtu, sfida më e madhe politike është ndarja e dhimbshme mes anëtareve të BE-se dhe jo anëtarëve të BE-së. Të jetosh pa BE-në nuk është e lehtë, sfida me të cilat përballen vendet jo anëtare të BE-se po intensifikohen me homologët e tyre të BE-së. Nuk do drejtoj gishtin ndaj askujt por dua të ngre disa pikëpyetje, a mund të përballojmë këto ndasi mes vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve jo anëtare të BE-së siç mund të bëjmë 9 vite më parë?”, ka deklaruar ai.
Rama u ka propozuar liderëve të vendeve të Bashkimit Evropian që një nga shtetet të cilat kanë hapur negociatat me bllokun evropian të ketë statusin e vëzhguesit në raport me Evropën.
- Advertisement -
– Advertisement –
“A do të ishte më pragmatike që të riformësonim rrugëtimin nga bisedimet e anëtarësimit deri në anëtarësim dhe të mos nxitojmë duke vendosur afate anëtarësimi të cilat mund të mos dakordohen apo t’u përmbahen 27 anëtarëve apo edhe të kundërshtojnë parimet e meritës së integrimit të plotë. A do të ishte më e drejtë që të trajtohej inercia e kësaj ndasie duke futur statusin e vëzhguesit të vendeve që janë në transit nga çelja e negociatave deri te anëtarësimi. Ky status i ndërmjetëm do të jepte disa privilegje natyrisht pa të drejtë vote. Do t’u jepte përfitime të të gjitha palëve duke rritur edhe unitetin politik mes Evropës demokratike dhe rritjes së qeverisjes demokratike në Ballkanin Perëndimor. Do të mund të ndanim më mirë barrën sfiduese që shtrihet para nesh”, u shpreh Rama.
Kryeministri shqiptar u ndal më tej te lufta e Rusisë në Ukrainë dhe lufta e Hamasit në Izrael. Kreu i qeverisë u shpreh se bota po ndryshon shumë shpejt dhe shumë më ndryshe se sa ishte parashikuar.
“Një luftë në pragun e Evropës, ku një regjim ka detyruar një vend të pavarur të mbrojë territorin vet, na ka treguar se bota po ndryshon shumë më shpejt dhe shumë më ndryshe se sa e kishim parashikuar shumica prej nesh. Ka një sulm shkatërrues kundër Izraelit që ka detyruar një tjetër komb demokratik që të vetëmbrohet. Ndërkohë që jemi solidarë me Izraelin përhapja e tmerrshme e urrejtjes, dëshmon edhe njëherë se pikëpamje të ndryshme për botën po krijojnë ndasi midis e përreth komunitetit tonë demokratik. Si po reagojmë ndaj kësaj skene që zhvillohet përtej kufijve tanë, ndërkohë që ne jemi të bashkuar për Ukrainë, a po përgatitemi për një përgjigje ndaj sfidave politike me të cilat po përballet komuniteti ynë?”, ka deklaruar Rama.