Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Kalla pritet të takojë Kurtin dhe Vuçiqin në një moment të tensioneve të reja
Lajme

Kalla pritet të takojë Kurtin dhe Vuçiqin në një moment të tensioneve të reja

Published 03/12/2024
Share
SHARE

Për herë të parë në cilësinë e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, mirëpret sot në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimet, megjithatë, do të mbahen veç e veç dhe nuk do të jenë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin e ndërmjetëson BE-ja.

Ato zhvillohen pak ditë pas një shpërthimi në kanalin kritik të Ibër-Lepencit – pjesa veriore e Kosovës – nga ku furnizohen me ujë disa qytete dhe termoelektrana të vendit.

Kosova fajësoi Serbinë për këtë sulm, por ajo e mohoi çdo përgjegjësi dhe e dënoi atë.

- Advertisement -

BE-ja, në anën tjetër, e cilësoi si “sulm terrorist” ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës dhe i ftoi të gjithë që të bashkëpunojnë për t’i zbuluar autorët përgjegjës.

Kallas, ish-kryeministre e Estonisë, nisi mandatin pesëvjeçar të kryediplomates evropiane nga 1 dhjetori.

Në këtë detyrë, ajo do të ketë përgjegjësi edhe ndërmjetësimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Procesi që nisi qysh në vitin 2011, kaloi përmes tre paraardhësve të saj – Catherine Ashton, Federica Mogherini dhe Josep Borrell – por dha pak rezultate drejt qëllimit përfundimtar.

Dhjetëra marrëveshje u arritën, por pak prej tyre u zbatuan në terren.

- Advertisement -

Kurti dhe Vuçiq u takuan për herë të fundit në shtator të vitit 2023.

Pak ditë pas atij takimi, ndodhi sulmi në Banjskë, ku grupe të armatosura serbësh sulmuan Policinë e Kosovës dhe vranë një polic.

Një përpjekje e ish-ndërmjetësuesit Borrell për t’i ulur bashkë dy udhëheqësit, në fund të qershorit, rezultoi pa sukses, pasi Kurti nxori disa kushte për takimin – mes tyre, dorëzimin e ish-politikanit serb nga Kosova, Millan Radoiçiq, i cili e pranoi përgjegjësinë për sulmin në Banjskë.
Se cila do të jetë qasja e Kallasit ndaj dialogut mes Kosovës dhe Serbisë tani, nuk dihet shumë.

- Advertisement -

Muajin e kaluar, ajo doli në një seancë dëgjimore para Parlamentit Evropian, por nuk tha asgjë konkrete për këtë proces.

Paraqitja e saj u përqendrua më shumë te lufta në Ukrainë dhe konfliktet në Lindjen e Mesme.

Analistët me të cilët bisedoi më herët Radio Evropa e Lirë, u shprehën të befasuar nga mungesa e vëmendjes ndaj dialogut, duke thënë se “potenciali për destabilitet” në rajonin e Ballkanit Perëndimor “është mjaft i lartë”.

“BE-ja nuk e ka luksin ta lërë anash dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për kohë të gjatë”, tha Leon Hartwell, bashkëpunëtor i lartë në LSE IDEAS – Shkolla e Londrës për Ekonomi.

Në kohën e zhvillimeve të shpejta gjeopolitike, sipas tij, Kallas nuk bën të fokusohet në ruajtjen e status quo-së.

Për ta lëvizur përpara procesin, ai tha se Kallas mund t’i nxisë pesë vendet mosnjohëse të BE-së – Greqinë, Sllovakinë, Spanjën, Qipron dhe Rumaninë – që ta njohin Kosovën dhe, në këtë mënyrë, t’i bëjë trysni Serbisë për të hequr dorë nga refuzimi për njohjen e saj.

Në një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në vitin 2021, kryeministrja e atëhershme estoneze theksoi nevojën e përmirësimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se një Ballkan Perëndimor i sigurt “është në interesin e gjithë Evropës”.

Atëkohë, ajo po ashtu tha se Estonia e mbështet Kosovën drejt integrimeve evropiane dhe se çelës për sukses janë “reformat, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe sigurimi i njohjeve të shtetësisë prej pesë vendeve të BE-së”.

Më 2022 dhe 2023, Kallas u takua edhe me Kurtin në Tallin të Estonisë.

Në ato takime, ajo e falënderoi Kurtin që Kosova është rreshtuar përkrah BE-së në sanksionimin e Rusisë për luftën e saj në Ukrainë, ndërsa Kurti e falënderoi atë për mbështetjen dhënë Kosovës në shtetndërtim.

Nëse takimet e sotme në Bruksel do të japin ndonjë sinjal për kursin që do të ndjekë Kallas në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, mbetet të shihet.

Të dyja vendet e kanë të qartë prej kohësh se normalizimi i marrëdhënieve është kusht për to për të përparuar drejt integrimit në BE.

KosPress Portal 03/12/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025
Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve
Lajme 08/05/2025
Eurodeputeti holandez kërkon nga BE: Hiqni masat ndaj Kosovës dhe pranoni aplikimin
Lajme 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve

08/05/2025
Lajme

Eurodeputeti holandez kërkon nga BE: Hiqni masat ndaj Kosovës dhe pranoni aplikimin

08/05/2025
Lajme

Mitrovica e Veriut: Kapen armë dhe uniforma, Svelça fajëson Serbinë për përfshirje

08/05/2025
Lajme

BE alarmon për ngërçin në Kosovë: Institucionet të formohen urgjentisht

07/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?