Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë kanë reaguar duke shprehur dyshimet e tyre për menaxhim jo të mire të rastit të vdekjes së 4-vjeçares në QKUK.
Ata kanë bërë thirrje për hetim të rastit nga Prokuroria e Shtetit, Inspektorati Shëndetësor dhe Odat e Profesionistëve Shëndetësor.
“Nga deklata e prindërve vërehet një menaxhim jo i mirë i rastit thuajse në secilin segment, brenda të cilit mund të gjenden vepra penale, shkelje etike e profesionale dhe trajtim jo human”, thuhet në reagimin e tyre.
Tutje PRAK kanë thënë se ky rast dëshmon pasiguri të sistemit shëndetësor, teksa kanë shtuar se deklaratat e institucioneve janë kontraverse.
- Advertisement -
“Ky rast tregon mirë brishtësinë e sistemit shëndetësor, mungesën e profesionalizmit dhe neglizhencën e një pjese të stafit shëndetësor në menaxhimin e rasteve”, vazhdon reagimi.