Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim kryetarët e komunave në Kosovë.
Në fillim të këtij takimi, Kurti ka kërkuar rritje të cilësisë së shërbimeve komunale.
Kryeministri u shpreh se qëllimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mes të Qeverisë dhe Komunave të Republikës së Kosovës është shumë i nevojshëm.