Sot rreth orës 10:00 në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë-Kosovë ka mbetur e vdekur një grua e cila u godit nga një kamion.
Rastin për Klan Kosovës e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore viktima nuk arriti t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, bën të ditur Ahmeti.
- Advertisement -
“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet në lëvizje (kamion) . Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arrit të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë . Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi automjetit është shoqëruar në stacion policor”, tha Ahmeti.